Prishtina fiton me vështirësi

Hendboll

Prishtina fiton me vështirësi

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 22:58
Prishtina fiton me vështirësi

Hendbollistet e Prishtinës janë kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës.

Pas humbjes nga Ferizaj, Prishtina të dielën mposhti Shqiponjën e Gjakovës me rezultat 31:29.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 11-të të kampionatit të Kosovës.

Ndeshja ishte thuajse e barabartë, ndërsa Shqiponja në një moment kishte epërsi prej pesë golash (16:11).

Në 15 minutat e fundit të ndeshjes, Prishtina ishte në epërsi të lehtë, por gjakovaret ia dolën të barazojnë rezultatin në 29:29 në minutën e 59-të. Por më pas Alma Nivokazi shënoi dy gola për fitoren 31:29.

Nivokazi u dallua te Prishtina me nëntë gola. Nga katër i kishin Ardiana Llapashtica, Melike Ipçi dhe Eduarta Kurteshi.

Diellza Nuza i shënoi dhjetë gola për Shqiponjën, derisa tetë herë realizoi Alba Bardhi.

Pikë të rëndësishme fitoi edhe Samadrexha, që e mposhti Vëllaznimin me rezultat 30:24. Ndërkohë Ferizaj ka fituar bindshëm ndaj Dukagjinit në Klinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat