Kosova U17 përgatitet për Kampionatin e 16-të Mesdhetar

Hendboll

Kosova U17 përgatitet për Kampionatin e 16-të Mesdhetar

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 12:07
Kosova U17

Të mërkurën në Gjakovë grumbullohen hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës.

Kjo Kombëtare merr pjesë në Kampionatin e 16-të Mesdhetar që mbahet në Greqi prej 26 shkurtit deri më 5 mars.

Kryetrajneri i Kombëtares U17, Mitat Ferati, më herët ka shpallur listën e lojtareve në të cilat llogaritë.

Mesdhetari vlerësohet garë e fortë, ndërsa synim i Kombëtares sonë është zhvillimi i mëtejmë.

Ky do të jetë grumbullimi i tretë i kësaj gjenerate.

Algjeria, Kroacia, Greqia, Italia, Mali i Zi, Rumania, Spanja, Tunizia dhe Turqia janë kombëtaret tjera pjesëmarrëse.

Pas disa ditë përgatitje në Gjakovë, Kombëtarja udhëton për në Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat