Vdes ish hendbollist i KH Vjosa

Hendboll

Vdes ish hendbollist i KH Vjosa

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 14:30
Hysni Qerimi

Sot ndërroi jetë Hysni Qerimi, ish lojtar i KH VJOSA, pastaj trajner i gjeneratës së artë të Hendbollit Shtimjan, arsimtar i edukatës fizike dhe promotor sportit te gjeneratat e reja.

Hysni Qerimi ishte mësimdhënës i Edukatës Fizike në Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Shtime, ishte dhe promovues i lojës së hendbollit tek gjeneratat e reja sidomos në konkurrencën e femrave, ku në vitin 1993 (pas 17 vite) riaktivizoj klubin e femrave Vjosa në kuadër të shkollës së Hendbollit.

Me vdekjen e tij KH Vjosa humbi një anëtarë të devotshëm, Federata e Hendbollit një aktivist kurse qyteti i Shtimes humbi një pedagog e punëtor sportiv.

FHK i shpreh ngushëllime të sinqerta KH Vjosa, qytetit të Shtimes dhe familjes Qerimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat