Oltion Beshiri shënon 8 gola, kreator i fitores së Prishtinës

Hendboll

Oltion Beshiri shënon 8 gola, kreator i fitores së Prishtinës

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 13:36
Oltion Beshiri

Prishtina e ka fituar ndeshjen e xhiros së fundit të pjesës së rregullt të kampionatit në Superligën e Kosovës në hendboll.

Prishtina fitoi ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 37:26.

Ndeshja i ka takuar javës së 18-të të kampionatit të Kosovës në hendboll.

Pas minutës së 20-të, Prishtina nisi shkëputjen, ndërsa krijoi epërsi deri në nëntë gola, 18:9.

Në pjesën e dytë Prishtina vazhdimisht mbajti epërsi prej rreth dhjetë golave për të shënuar fitore bindëse në fund.

Oltion Beshiri i shënoi tetë gola për Prishtinën, ndërsa gjashtë i kishte Enis Kuleta.

Nga pesë gola i shënuan Rron Ramadani, Samid Mekiq e Endrit Tafarshiku.

Arbër Neziri shënoi tetë gola pë Vëllaznimin, sa i kishte edhe Florian Rexha. Granit Fana, Vitar Mamusha e Ardi Halili i shënuan nga tri gola.

Prishtina vazhdon në Superligën A, ndërsa Vëllaznimi e vazhdon garën në Superligën B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat