Taib Kabashi: Në derbi mungon lojtari kryesor, ka ardhur përforcimi nga Algjeria 

Hendboll

Taib Kabashi: Në derbi mungon lojtari kryesor, ka ardhur përforcimi nga Algjeria 

Nga Më 23 shkurt 2023 Në ora: 16:41
Taib Kabashi

Trepça e Mitrovicës synon vendin e dytë eventualisht të tretë në elitën e hendbollit të Kosovës.

Taib Kabashi, kryetrajner i Trepçës, lokomotivë që nuk ndalet asnjëherë, sonte në orën 19.00 synon fitore në derbi, kundër Vushtrrisë, në kuadër të javës së 18-të.

Ballafaqimi luhet në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë dhe pritet një interesim i madh i shikuesve.

“Mendoj se është derbi i kësaj xhiro me Vushtrrinë dhe luftojmë për fitore, për plasman sa më të mirë. 

Synojmë fitore për vend dytë apo të tretë, ku pritet të jemi ne apo Prishtina, varësisht nga goldallimi.

Vushtrria ka ekip të mirë, dy brazilianë dhe dy malazezë”, thotë Kabashi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Trepçës do t’i mungojë lojtari më i mirë, Yassine Henahen.

“Kemi dy lojtarë të lënduar, tunizianin Yassine Henahen po ashtu edhe Dubovcin.

Mahamed Hashim, portier, ka arritur si përforcim nga Algjeria, që pritet të paraqitet sonte.

Ai ka ushtruar me ne këto ditë.

Mungesë e madhe do të jetë Yassine Henahen.

Presim lojë të fortë dhe shikueshmëri.

Për këtë ndeshje mbretëron interesim i madh, por mendojmë ne vetëm për fitore.

Edhe Yassine Benjouida ka stërvitur pasi që ka pas një lëndim, tani është gati”, përfundon Kabashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat