Shala: Drejt sukseseve të reja 

Hendboll

Shala: Drejt sukseseve të reja 

Nga: K.G. Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 19:17
Faruk Shala - i dyti në të djathtë

Faruk Shala është krenar për epitetin e trajnerit më të mirë në komunën e Istogut. 

Shala është kryetrajner i Istogut, kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës në hendboll (femrat).

“Komuna e Istogut me vlerësoj si trajneri i vitit 2022.

Vlerësimi nga komuna, nga bashkëqytetarët, koleget, trajnerët e sportit të vendlindjes është i veçantë, andaj jam shumë mirënjohës.

Jam i nderuar që pranova këtë çmim nga nxënësi im kryetari i komunës z. Ilir Ferati dhe drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport znj.Eliana Blakaj. 

Uroj gjithë sportistët istogas për suksese tjera, ne do të ndihemi gjithmonë te lumtur me sukseset e juaja duke dhënë përkrahjen tonë drejt sukseseve të reja”, ka shkruar Shala në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat