Atmosferë e shkëlqyer te Kombëtarja U17

Hendboll

Atmosferë e shkëlqyer te Kombëtarja U17

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 22:07
Kombëtarja U17 e Kosovës

Atmosferë e shkëlqyer po mbretëron te Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll, që është e grumbulluar në Gjakovë.

Kryetrajneri Mitat Ferati është shumë i kënaqur me përkushtimin dhe seriozitetin e vajzave.

Të enjten, Kombëtarja kishte një ndeshje kontrolluese me skuadrën e Shqiponjës.

Të shtunën mbrëma Kombëtarja udhëton për në Greqi, kurse të hënën e luan ndeshjen e parë në kuadër të Kampionatit Mesdhetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat