​Hendboll/ Kosova U17 mposhtet nga Kroacia

Hendboll

​Hendboll/ Kosova U17 mposhtet nga Kroacia

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Të hënën në mëngjes hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës e kanë luajtur ndeshjen e parë në kuadër të Kampionatit Mesdhetar. Në Nafplio të Greqisë, vajzat e Kosovws u përballën me Kroacinë.

Në periudhën e parë prej tri gjithsej, Kombëtarja shfaqi potencialin që ka, ndërsa pas 15 minutave lojë rezultati ishte i barabartë, 8:8. Në periudhën e dytë, lojtaret e Kroacisë ishin dukshëm më efikase, duke fituar 12:2. Periudha e tretë përfundoi 9:6 për Kroacinë, që fitoi në fund me rezultat 29:16.

Ka pasur gjëra pozitive në lojën e vajzave tona, por edhe shumë lëshime e vendime të ngutshme. Ka kushtuar edhe dëshira e madhe për sukses, që në shumë raste solli nguti dhe përfundim jo të duhur të aksioneve.

Pasdite Kosova U17 e luan ndeshjen e dytë. Përballë do ta ketë Spanjën, njërën prej favoriteve të kampionatit.

Është ky Kampionati i 16-të Mesdhetar për grupmoshën U17.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat