Kosova U17 në grup me Sllovakinë e Poloninë

Hendboll

Kosova U17 në grup me Sllovakinë e Poloninë

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 14:41
Kosova U17

Të martën është tërhequr shorti për Kampionatet Evropiane në hendboll për grupmosha të reja (vajzat) që mbahen në verë.

Hendbollistet e Kosovës U17 do të paraqiten në Evropianin e Divizionit B në Ankara të Turqisë. Shorti ka përcaktuar që Kosova U17 të jetë në grupin B, së bashku me Sllovakinë, Poloninë, Finlandën e Bullgarinë.

Grupi vlerësohet i fortë.

Në grupin A janë Austria, Italia, Turqia, Letonia dhe Britania e Madhe.

Evropiani në Ankara mbahet prej 5 deri më 13 gusht.

Aktualisht Kombëtarja U17 e Kosovës po paraqitet në Kampionatin Mesdhetar në Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat