Nënshkruhet memorandumi me MKRS-në

Hendboll

Nënshkruhet memorandumi me MKRS-në

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 16:16
Eugen Saraçini e Hajrulla Çeku

Federata e Hendbollit e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) të martën e kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit.

Memorandumi është nënshkruar nga ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku dhe presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini.

Saraçini ka falënderuar ministrin Çeku dhe bashkëpunëtorët e tij për bashkëpunimin shumë korrekt.

Memorandumi përcakton shumën e përkrahjes ndaj Federatës së Hendbollit nga buxheti i shtetit. Përkrahja bëhet në bazë të kategorizimit.

Hendbolli është sporti i tretë më i ranguar në Kosovë, pas xhudos dhe futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat