Kosovës nuk i ndahen humbjet

Hendboll

Kosovës nuk i ndahen humbjet

Më: 1 mars 2023 Në ora: 15:30
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka luajtur të mërkurën ndeshjen e fundit në fazën grupore në Kampionatin e 16-të Mesdhetar.

Kosova U17 humbi nga Italia me rezultat 20:15.

Sërish vajzat tona e hapën ndeshjen shumë mirë, duke e fituar periodën e parë me rezultat 5:4.

Perioda e dytë u takoi italianeve, 9:4, ndërsa e fundit ishte e barabartë.

Por në fund Italia fitoi 7:6 dhe e fitoi ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 20:15.

Loja e Kombëtares sonë megjithatë është duke u përmirësuar vazhdimisht dhe më shumë pritet në dy ndeshjet e fundit.

Të enjten pasdite, Kosova U17 luan me Tunizinë.

Ndërsa të premten e ka ndeshjen e fundit, sërish me Italinë. Këto dy ndeshje janë për plasman përfundimtar. Kampionati Mesdhetar po zhvillohet në Nafplio të Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat