Pamfleti i Banjallukës ka alergji nga Republika e Kosovës 

Hendboll

Pamfleti i Banjallukës ka alergji nga Republika e Kosovës 

Nga: K. Goca Më: 1 mars 2023 Në ora: 16:14
Topi i hendbollit

Pamfleti i Banjallukës, “Monda.ba”, i ushqyer nga kuzhina e Dodikut dhe Vuçiqit, ka alergji kur përmendet emri i Republikës së Kosovës.

Ky farë pamfleti është në siklet se me datën 8 mars dhe 12 mars Republika e Kosovës do të luajë dy ndeshje me Bosnjën dhe Hercegovinës, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.   

Ky pamflet duket se e ka një hallë, se në radhës e Bosnjës paraqiten edhe disa hendbollistë serbë dhe do të luajnë ndaj kombëtares së Kosovës.

Pamfleti nga Banjalluka, i regjistruar në Bosnjën dhe Hercegovinë, nga primitivizmi i tyre, shkruan me cinizëm se Bosnja ka me luajtur me të ashtuquajturën Kosovë. 

Ndeshja e parë do të luhet më 8 mars në Prishtinë (20:15), ndërsa ndeshja e dytë është caktuar katër ditë më vonë në sallën “Mejdan” të Tuzllës (17:00).

Të gjithë adhuruesit e hendbollit në Bosnje dhe Hercegovinë vunë re menjëherë se në listë nuk ishin përfshirë portieri i Flensburgut, Benjamin Buriq dhe lojtarë të tjerë standardë si Josip Periq dhe Marin Vegar.

Për këtë arsye edhe faqja zyrtare e Federatës së Hendbollit të Bosnjë-Hercegovinës ka marrë një shpjegim se pse përzgjedhësi Irfan Smajllagiç e ka marrë këtë vendim.

“Ka befasi në listë, sepse disa lojtarë nuk janë ftuar, por shumica e atyre që nuk janë në listë dhe që të gjithë i prisnin, si Benjamin Buriq, Josip Periq, Dina Hamidoviq, Marin Vegar, Harun Hoxhiq, Srgjan Predragoviq, për arsye objektive, disa për shkak të procesit të rikuperimit, disa nuk janë aty për shkak të detyrimeve familjare, kështu që askush nuk është hequr nga lista.

Në këtë moment po llogarisim te lojtarët që janë 100 për qind të gatshëm dhe që do të jenë 100 për qind të pranishëm”, njoftojnë nga stafi kampi i Bosnjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat