Vajza maqedone ka dashuri të pashuar për Kosovën!

Hendboll

Vajza maqedone ka dashuri të pashuar për Kosovën!

Nga: K. Goca Më: 1 mars 2023 Në ora: 20:28
Meri Giçeva

Duket se është e lidhur shumë me Kosovë, vajza maqedone Meri Giçeva. 

Hendbollistja ka një dashuri të pashuar për hendbollin e Kosovës.

Ajo sërish kthehet në Kosovë..

“Ish – anëtarja e përfaqësueses së Maqedonisë, Meri Giçeva, në vazhdim të sezonit do të luajë në Kampionatin e Kosovës.

Hendbollistja me përvojë u kthye në Maqedoni nga Kosova në fillim të këtij kampionati dhe nënshkroi për Gjevgjelinë.

Megjithatë, klubi nga qyteti më jugor i Maqedonisë nuk ka pasur rezultate të dukshme në Ligën e femrave dhe nuk e ka siguruar paraqitjen në fazën e play-off-it.

Giçeva ka marrë ofertë nga Ferizaj dhe ka vendosur që ta ndihmojë ekipin në Superligë në play-off për titullin e kampionit të Kosovës.

Vajza nga Pirlepi në karrierën e saj ka performuar për ekipet Gjorgje Petrov, Eurostandard nga Gjorgje Petrov, Kabran Ambalazha, Zito Prilep, Despina, Veria (Greqi), Cetate Deva (Rumani), Verona (Itali), në Prishtinë, Vushtrri  dhe Ferizaj (Kosovë), shkruan media maqedone “24rakomet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat