Humbje e ngushtë e Kosovës

Hendboll

Humbje e ngushtë e Kosovës

Më: 2 mars 2023 Në ora: 20:25
Pamje nga ndeshja

Hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës kanë luajtur të enjten ndeshjen e radhës në Kampionatin Mesdhetar që po mbahet në Greqi.

Në ndeshje për plasman, Kosova U17 u përball me Tunizinë. Ndeshja ishte e fortë dhe e hapur deri në fund. Por në fund festuan hendbollistet e Tunizisë.

Si zakonisht në këtë kampionat, vajzat tona nisën fuqishëm.

Periudhën e parë e fituan me rezultat 8:6.

Por më pas pësuan rënie të madhe dhe periudhën e dytë e humbën 10:6. Në periudhën e tretë dhe të fundit, u luajt lojë e fortë dhe dramatike.

Në çastet e fundit Tunizia shënoi dy gola për ta siguruar fitoren.

Fare në fund, Kombëtarja jonë shënoi për rezultatin përfundimtar, 23:22 në të mirë të Tunizisë.

Kosova U17 fitoi dy periudha e me këtë dy pikë.

Por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të festuar në fund.
Ndeshjen e fundit, vajzat e kryetrajnerit Mitat Ferati e luajnë të premten ndaj Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat