Trepça fiton derbin dramatik në Rahovec

Hendboll

Trepça fiton derbin dramatik në Rahovec

Më: 3 mars 2023 Në ora: 22:50
Pamje nga ndeshja

Një ndeshje shumë interesante është luajtur të premten mbrëma në Rahovec.

Në kuadër të xhiros së 20-të të Superligës A, Trepça e mposhti Rahovecin me rezultatin e ngushtë, 37:35.

Ndeshja ishte e fortë dhe shumë interesante. Në të shumtën e kohës në epërsi ishin herë njëra e herë skuadra tjetër.

Në minutën e 55-të, mitrovicasit u shkëputën në katër gola.

Por Rahoveci me lojë presing në gjithë fushën ia doli të afrohet në 35:34 në minutën e 58-të.

Më pas Sali Maxhera shënoi për 36:34 e më pas edhe për 37:34.

Alban Haziri shënoi golin e fundit në ndeshje për rezultatin përfundimtar, 37:35.

Kushtrim Kastrati ishte më efikasi te Trepça me shtatë gola.

Nga gjashtë i shënuan Sali Maxhera e Shpëtim Mehmeti, ndërsa nga pesë i kishin Deniz Terziqi dhe Lulëzim Shabani.

Te Rahoveci u dallua Alban Haziri me 10 gola. Pesë i kishte Marley Wallace, sa edhe Mali Luzha.

Trepça forcohet në pozitën e dytë me 24 pikë, ndërsa Rahoveci është i katërti me 19 pikë.

Superliga A vazhdon të shtunën e të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat