Besa turpëron Prishtinën

Hendboll

Besa turpëron Prishtinën

Më: 4 mars 2023 Në ora: 22:23
Pamej nga një ndeshje

Besa turpëron Prishtinën!

Besa Famgas nuk ka pasur telashe për ta fituar ndeshjen me Prishtinën.

Të shtunën mbrëma në “Karagaçi”, kampionia në fuqi, Besa, e mposhti Prishtinën me rezultat 45:24.

Ndeshja i ka takuar javës së 20-të të Superligës A.

Ende pa u luajtur minuta e dhjetë, Besa Famgas nisi shkëputjen në rezultat. Në minutën e 22-të epërsia e pejanëve u rrit në dhjetë gola dhe më nuk kishte rivalitet.

Denis Shabanoviq shënoi 10 gola për Besën, ndërsa tetë i kishte Arbios Mushkolaj. Me shumë pritje u dallua portieri Mursel Mehmeti.

Albi Gjuka e Sergio Barreto shënuan nga pesë gola për Prishtinën.

Besa Famgas udhëheq në tabelë me 35 pikë. Prishtina mbetet e treta me 21 pikë. Trepça është e dyta me 24 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat