Boshnjakët para sfidës me Kosovën: Vetëm me akreditim!

Hendboll

Boshnjakët para sfidës me Kosovën: Vetëm me akreditim!

Nga: K. Goca Më: 5 mars 2023 Në ora: 20:20
Topi i hendbollit

Për dallim nga Kosova, Federata e Hendbollit e Bosnjës dhe Hercegovinës, i ka bërë me dije mediumeve boshnjake, se afati i fundit, për t’u akredituar për ndeshjen me kombëtaren e Kosovës, është data 9 mars.

Gazetarët që nuk akreditohen nuk mund ta përcjellin ndeshjen ku është vendi i posaçëm për gazetarët.

“Ju ftojmë të regjistroheni për ndeshjen e xhiros së dytë të kualifikueseve të Euro 2024 ndërmjet skuadrës së hendbollit të Bosnjë-Hercegovinës dhe asaj të Kosovës, e cila do të luhet në sallën ‘Mejdan’, të dielën më 12 mars, në orën 17.00.

Ju mund të akreditoheni në departamentin e shtypit në seksionin Multimedia të faqes sonë të internetit.

Një gazetar, një kameraman dhe një fotoreporter nga secila redaksi duhet të paraqiten.

Akreditimi është i hapur deri të enjten, 9 mars 2023 deri në orën 12:00.

Pas kësaj, akreditimi nuk do të jetë i mundur”, njofton federata boshnjake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat