Jupa: Motivi është maksimal, presim përkrahjen e tifozëve

Hendboll

Jupa: Motivi është maksimal, presim përkrahjen e tifozëve

Më: 6 mars 2023 Në ora: 23:00
Kastriot Jupa në veprim

Pivoti Kastriot Jupa ka treguar që atmosfera në Kombëtaren e Kosovës është shumë e mirë.

Kombëtarja jonë po vazhdon përgatitjet për ndeshjen me Bosnjë-Hercegovinën, që zhvillohet të mërkurën prej orës 20:15.

Sipas Jupës, motivi te lojtarët është shumë i madh.

"Jemi të motivuar dhe shumë të uritur për sukses.

E dimë që përballë kemi një Kombëtare cilësore, por edhe ne kemi cilësi e tashmë edhe përvojë.

Përkushtimi është maksimal, ndërsa synimi dihet - fitorja. Presim që të ketë numër të konsiderueshëm shikuesish dhe që përkrahja nga tribunat të jetë e madhe.

Premtojmë që përkrahjen do ta shpërblejmë me angazhim maksimal dhe lojë të mirë", ka theksuar Jupa, njëri prej lojtarëve me përvojën më të madhe në Kombëtaren tonë.

Ndeshja Kosova - Bosnja luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat