Smallajgiç ka këtë frikë nga Kosova në Prishtinë

Hendboll

Smallajgiç ka këtë frikë nga Kosova në Prishtinë

Nga: K. Goca Më: 7 mars 2023 Në ora: 14:05
Irfan Smajllagiç e Mirsad Terziq

Të mërkurën dhe të dielën Bosnja dhe Hercegovina do të luajë dy ndeshje me kombëtaren e Kosovës, në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024 në hendboll.

Ndeshja e parë do të luhet të mërkurën në Prishtinë me fillim nga ora 20:15, ndërsa ndeshja e së dielës është caktuar për në orën 17:00 në palestrën e sportit në Tuzëll.

Në dy ndeshjet e para kualifikuese, Bosnja dhe Hercegovina u mposht në shtëpi nga Mali i Zi dhe në udhëtim nga Sllovenia, kështu që skuadra e selektorit Irfan Smajlagiçit duhet t'i fitojë të dyja ndeshjet ndaj Kosovës për të ruajtur gjasat për t'u kualifikuar në Kampionatin Evropian në fillim të vitit të ardhshëm, shkruan media në Bosnje, “Monda”.

"Na pret raundi i dytë i garës kualifikuese, ku pritet të luajmë ndeshjen më të mirë.

Rrethanat në të cilat operojmë janë shumë të vështira, sepse edhe nuk jemi të kompletuar.

Dje vetëm stërvitjen e parë e bëmë bashkë, jemi në një situatë shumë të komplikuar, por ne duhet të përshtatemi me atë situatë”, tha në konferencë për media, Smajllagiç.

 “Duhet të përshtatemi me rrethanat. Mendoj se na pret një ndeshje e vështirë, kundër një skuadre që luan në shtëpi, e cila është e fortë dhe agresive, sidomos kur ata luajnë në shtëpi, por ne duhet të japim maksimumin. nëse duam një rezultat pozitiv.

Ndeshjet vendimtare janë kundër Malit të Zi dhe Sllovenisë, sepse pikët e numëruara për skuadrat e treta përjashtojnë pikët e fituara ndaj skuadrës së katërt.

Këto lojëra nuk janë vendimtare për t’u vendosur në raundin e dytë, por në çdo ndeshje rezultati pozitiv”, - tha Smajllagiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat