Veselini dikur futej ilegalisht në Kosovë, sot e rrahu djali i tij

Hendboll

Veselini dikur futej ilegalisht në Kosovë, sot e rrahu djali i tij

Nga: K. Goca Më: 17 mars 2023 Në ora: 21:06
Veselin Vukoviq sot u rrah nga djali i tij

Në vitin 2018 erdhi në Kosovë dhe e udhëhoqi klubin ilegal të hendbollit Mokra Gorën (meshkujt) e Zubin Potoku, klub që vepron me direktiva të Beogradit. 

Ky është Veselin Vukoviq, ish hendbollist dhe ish selektor i Serbisë.

Ky faqezi që e shkelte sovranitetin e Republikës së Kosovës në vitin 2018, sot është sulmuar në një pjesë të Beogradit.

Ai është sulmuar nga djali i tij P. V. (35 vjeç) para një spitali në Beohrad. 

Vukoviq ka refuzuar ndihmën mjekësore dhe rasti është raportuar edhe në policinë e Beogradit, e cila ka bërë kallëzim penal kundër P.V. për dhunë në familje 

Për të gjithë rastin ka folur vetë Veselin Vukoviq.

“Asgjë, mosmarrëveshje familjare”, ka thënë shkurt Vukoviq për “MaxBet Sport"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat