Kombëtarja e Kosovës në Marshin për Drejtësi

Hendboll

Kombëtarja e Kosovës në Marshin për Drejtësi

Më: 2 prill 2023 Në ora: 16:22
Kombëtarja e Kosovës

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës së bashku me shtabin teknik dhe drejtues të Federatës së Hendbollit të Kosovës morën pjesë në Marshin për Drejtësi.

"Marshi madhështor u mbajt të dielën në sheshet e Prishtinës, në mbështetje të luftës së UÇK-së.

Dhjetëra mijëra qytetarë ishin pjesë e Marshit, në mesin e tyre edhe shumë sportistë.

Kombëtarja e Kosovës është grumbulluar të dielën për dy ndeshjet vendimtare për kualifikim në Botëror, ndaj Polonisë.

Ndeshje si këto me Poloninë do të ishin të pamundura për Kombëtaren e Kosovës pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës", shkruan në faqen e FHK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat