Drita, kampione në Ligën e Parë

Hendboll

Drita, kampione në Ligën e Parë

Më: 2 prill 2023 Në ora: 23:39
Drita

Me fitoren 41:36 ndaj Lepencit, Drita e Gjilanit ka përmbyllur një kampanjë shumë të suksesshme.

Skuadra me traditë nga Gjilani ka fituar titullin e kampionit në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll.

Rinor Selmani udhëhoqi Dritën drejt fitores, duke i shënuar 16 gola.

Tetë gola i shënoi Agim Isufi, ndërsa shtatë i realizoi Landrit Mustafi.

Drita e Gjilanit i ka fituar të gjitha 14 ndeshjet dhe me pikë maksimale, 28, ka siguruar titullin e kampionit. Drita në edicionin e ardhshëm garon në Superligë.

Pas Dritës renditen Samadrexha, Vjosa, Lepenci, Prizreni, Istogu, Ulpiana dhe Dukagjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat