Kombëtarja e Kosovës përgatitet për ndeshjet me Poloninë

Hendboll

Kombëtarja e Kosovës përgatitet për ndeshjet me Poloninë

Më: 3 prill 2023 Në ora: 12:42
Kombëtarja e Kosovës

Atmosferë shumë pozitive po mbretëron te Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat).

Kombëtarja është mbledhur të dielën kur e ka zhvilluar stërvitjen e parë në Prishtinë. Ndërkohë të hënën paradite është zhvilluar stërvitja e dytë.

Nën urdhërat e selektorit Agron Shabani, vajzat tona po përgatiten për dy ndeshjet e vështira dhe vendimtare për kualifikim në Kampionatin Botëror të këtij viti. Përballë Kosovës do të jetë Polonia,

Kombëtarja me traditë të gjatë dhe e nivelit të lartë evropian .

Ndeshja e parë luhet të enjten prej orës 17:45 në Bielsko-Biala të Polonisë.

Për në Poloni, Kombëtarja jonë udhëton të martën.

Ndërkohë ndeshja e kthimit është më 12 prill nga ora 20:15 në Prishtinë.

Hendbollistet tona po punojnë me përkushtim maksimal për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet me polaket.

Të kujtojmë që në fazën e parë kualifikuese, Kosova e eliminoi Kombëtaren e Ishujve Faroe, për suksesin historik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat