​Hendboll/ Kombëtarja e femrave para dy sfidave jetike me Poloninë

Hendboll

​Hendboll/ Kombëtarja e femrave para dy sfidave jetike me Poloninë

Më: 4 prill 2023 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Atmosferë shumë pozitive po mbretëron te Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) e cila është mbledhur të dielën kur e ka zhvilluar stërvitjen e parë në Prishtinë. Ndërkohë të hënën paradite është zhvilluar stërvitja e dytë.

Nën urdhrat e selektorit Agron Shabani, vajzat po përgatiten për dy ndeshjet e vështira dhe vendimtare për kualifikim në Kampionatin Botëror të këtij viti. Përballë Kosovës do të jetë Polonia, Kombëtarja me traditë të gjatë dhe e nivelit të lartë evropian.

Ndeshja e parë luhet të enjten prej orës 17:45 në Bielsko-Biala të Polonisë. Për në Poloni, Ndërkohë ndeshja e kthimit është më 12 prill nga ora 20:15 në Prishtinë, përcjellë KosovaPress.

Hendbollistet po punojnë me përkushtim maksimal për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet me polaket. Të kujtojmë që në fazën e parë kualifikuese, Kosova e eliminoi Kombëtaren e Ishujve Faroe, për suksesin historik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat