Kosova stërvitet në Poloni, gati për sfidën e nesërme 

Hendboll

Kosova stërvitet në Poloni, gati për sfidën e nesërme 

Më: 5 prill 2023 Në ora: 12:20
Kosova stërvitet në Poloni

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar seancën stërvitore në qendrën olimpike në Szczyrk të Polonisë, ku nesër do të takohet me polaket në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror. 

“Jemi në qendrën olimpike në Szczyrk të Polonisë ku Kombëtarja e Kosovës në hendboll po e zhvillon stërvitjen e radhës para ndeshjes me Poloninë. 

Kombëtarja ka udhëtuar të martën për në Poloni, ndërsa ndeshja është të enjten nga ora 17.45 në Bielsko-Biala.

Atmosfera në Kombëtare është shumë pozitive. Vajzat janë të përkushtuara për të dhënë maksimumin për ngjyrat e shtetit.

Nën urdhërat e selektorit Agron Shabani, kombëtarja po stërvitet në kompleksin olimpik, ndërsa pasdite mban seancë stërvitore në palestrën ku luhet ndeshja.

Ndeshjet me Poloninë i takojnë fazës së dytë kualifikuese për Botërorin e këtij viti”, thuhet në njoftimin e FHK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat