Polonia kërcënon Kosovën! Kobylinska ka disa fjalë

Hendboll

Polonia kërcënon Kosovën! Kobylinska ka disa fjalë

Nga: K. Goca Më: 5 prill 2023 Në ora: 20:39
Monika Kobylinska

Kombëtarja e Kosovës nesër (17.45) do të përballet me Poloninë, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll.

Ndeshja e parë luhet në palestrën e sportit në Bielsko-Biała të Polonisë.  

“Kombëtarja e Polonisë për femra do të nisë të enjten luftën për kualifikimin në Kampionatin Botëror. 

Kombëtarja jonë do të luajë dy ndeshje kundër Kosovës.

Është takimi i parë në histori me këtë kombëtare dhe do të luajmë në Bielsko-Biała.

Në mars, kombëtarja polake mori pjesë në një turne miqësor në Tre Kombet në Heidelberg, gjatë të cilit luajti dy ndeshje të mira.

Në ndeshjen e parë skuadra jonë mposhti kombëtaren hungareze me rezultat 31:29, ndërsa në ndeshjen e dytë, pas një gare të ashpër, humbi nga gjermanet 30:32.

Në ndeshjen e radhës kualifikuese, polaket janë favorite, megjithatë duhet të dalin në fushë plotësisht të përqendruara që nga minutën e parë e ndeshjes, për të mos u befasuar nga rivalja e tyre”, ka shkruar “zprp”.

“Këto pak ditë po analizojmë videon dhe lojën e kombëtares së Kosovës. Besoj se jemi përgatitur mirë.

Çelësi ynë në ndeshje do të jetë përqendrimi dhe fokusi në mbrojtje për të shënuar gola të lehtë nga kundërsulmi.

Duhet të luajmë fort në mbrojtje për të lodhur rivalen tonë”, tha 27-vjeçarja polake, anëtare e SM Bukureshtit, Monika Kobylinska, para ndeshjes të së enjtes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat