Trepça fiton në “Minatori”

Hendboll

Trepça fiton në “Minatori”

Më: 5 prill 2023 Në ora: 23:02
Pamje nga ndeshja

Trepça e ka fituar ndeshjen e xhiros së 25-të të Superligës A të Kosovës në hendboll.

Të mërkurën mbrëma në “Minatori”, Trepça e mposhti bindshëm Rahovecin, me rezultat 34:24.

Në pjesën e parë vendasit kishin epërsi prej disa golash, ndërsa në pjesën e dytë epërsia e “xehetarëve” shkoi deri në 14 gola.

Me fitore, Trepça është forcuar në pozitën e dytë. Rahoveci vazhdon garën për plejof.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat