Kosova ka pësuar humbje të thellë nga Polonia

Hendboll

Kosova ka pësuar humbje të thellë nga Polonia

Nga: K. Goca Më: 6 prill 2023 Në ora: 19:15
Kosova

Kombëtarja e Kosovës nuk ia doli në përballjen e parë me Poloninë, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll (femrat).

Polonia ka shënuar fitore me rezultat  36:22 (17:6) ndaj Kosovës, në takimin që u zhvillua në palestrën e sportit në Bielsko-Biala.

Dardanet e nisen mirë, duke udhëhequr me 0:1 por polaket menjëherë kundërpërgjigjen duke barazuar dhe shkëputur në epërsi me 5:3, të cilën e thelluan atë në 11 gola (17:6) në minutën e 30-të.

Çka do të thotë se vashat tona në çdo pesë minuta shënuan nga një gol, një statistikë katastrofë.

Vashat tona luajtën më mirë në pjesën e dytë por nuk arritën që të shmangin humbjen.
Megjithatë kjo humbje është e thellë dhe ka pak shpresa për përmbysje në sfidën e kthimit që luhet në Prishtinë (me 12 prill, 20.15). 

Selektorin Agron Shabanin e pret sprovë e vështirë në kryeqytet kur kihet parasysh se polaket kanë ekip më cilësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat