Reagon Berisha pas humbjes së Dardaneve: Kampionati i Kosovës nuk është në nivelin duhur

Hendboll

Reagon Berisha pas humbjes së Dardaneve: Kampionati i Kosovës nuk është në nivelin duhur

Nga: K. G. Më: 6 prill 2023 Në ora: 19:31
Dervish Berisha

Kosova ka pësuar humbje me rezultat 36:22 nga Polonia, në kuadër të ndeshjes së parë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll (femrat).

Ndeshja u zhvillua në palestrën e sportit në Bielsko-Biala.

Ish hendbollisti mirënjohur, Dervish Berisha, kritikon lojtaret.

“Kampionati i Kosovës nuk është në nivelin duhur dhe shumë pak apo hiq nuk luajnë lojtaret e kampionatit tonë por ekipi përbëhet nga lojtaret tona që luajnë në Europë.

Veçohen tri - katër prej tyre a pak më shumë se vashat që luajnë në Kosovë por mentaliteti ynë është hajt se luan jashtë e është e mirë.

Andaj suksese ju dëshiroj në ndeshjen në Prishtinë dhe presim që të fitojmë me pak strategji e taktik, me një moral më të lartë, presim fitore”, ka shkruar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat