Mediumi polak për sfidën Poloni - Kosovë: Rivalet ishin të pafuqishme

Hendboll

Mediumi polak për sfidën Poloni - Kosovë: Rivalet ishin të pafuqishme

Nga: K. G. Më: 6 prill 2023 Në ora: 20:00
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Polonisë në hendboll pa ndonjë problem e ka mposhtur Kosovën. 

“Polaket fituan në Bielsko-Biala me rezultat 36:22 (17:6) dhe janë një hap larg kalimit në Kampionatin Botëror, që mbahet në muajin nëntor – dhjetor, shkruan mediumi polak “sport.tvp.pl”.

“Fillimi ishte i barabartë. 

Pas dhjetë minutave të para, kur rezultati ende luhatej rreth barazimit, filloi të bëhet dallimi në epërsi. 

Skuadrat vendase shënonin gol pas gol dhe po ashtu luanin mbrojtje të fortë. 

Rivalet ishin të pafuqishme.

Pjesa e dytë ishte shumë më e dobët. 

Vajzat polake dukeshin sikur ishin përshtatur me nivelin shumë më të dobët të kundërshtareve të tyre dhe nuk ishin më në gjendje të rrisnin avantazhin e tyre.

Dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes, selektori Senstad mori një minutë pushim. 

Selektori me qortimin e tij ndaj  lojtareve të tij se ato në fushë nuk janë vetvetja.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 12 prill në Prishtinë”, shkruan mes të tjera mediumi polak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat