Kush shënoi më shumë gola të Kosova kundër Polonisë?

Hendboll

Kush shënoi më shumë gola të Kosova kundër Polonisë?

Nga: K.G. Më: 6 prill 2023 Në ora: 22:17
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës pothuajse i ka shpresat minimale për të bërë diçka në duelin e kthimit që luhet me 12 prill (20.15) në Prishtinë.

Vashat tona pësuan humbje të thellë sot me rezultat 36:22 në konak të Polonisë, në kuadër të ndeshjes së parë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll.

Hendbollistja Leonora Demaj është më efikasja me 5 gola.  

Polonia - Kosova 36:22 (17:6)

Përjashtimet: Polonia 10 minuta dhe Kosova 12 minita.
Polonia: Adrianna Płaczek, Monika Maliczkiewicz - Aleksandra Zimny 2, Aleksandra Olek 4, Emilia Galińska 3, Monika Kobylinska 6, Magda Balsam 1, Mariola Wiertelak 2, Adrianna Górna 1 Aleksandra Tomczyk 1, Aleksandra Rosiak 6, Patrycja Noga, Natalia Nosek 2, Daria Michalak 3, Karolina Kochaniak-Sala 2, Dagmara Nocun 3

Kosova: Njomza Kelmendi, Venera Kafexholli, Blerta Ahmetxhekaj – Elisa Mulaj 1, Melisa Mulaj, Shkurta Mehmeti, Mirela Gjikokaj 4, Yllka Shatri 3, Fitore Aliu 3, Arlinda Hajdari, Natalija Milatoviq, Pashke Marku 1, Albina Rugova 1, Leonora Demaj 5, Marigona Hajdari 4, Suzana Ujkiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat