A është koha për largime dhe prurje të reja të lojtareve në kombëtaren e Kosovës?

Hendboll

A është koha për largime dhe prurje të reja të lojtareve në kombëtaren e Kosovës?

Nga: K. Goca Më: 6 prill 2023 Në ora: 22:32
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës është pritur se do të mposhtet nga Polonia, kur kihet parasysh cilësia e rivales por jo me rezultat të thellë 36:22.

Në pjesën e parë një lojë e dobët e vashave tona, por në pjesën e dytë treguan diçka më shumë.

Pavarësisht se shpresat janë zbehur shumë për ndonjë përmbysje të rezultatit në ndeshjen e kthimit në Prishtinë, që luhet në javën e ardhshme përkatësisht me 12 prill, a është koha që të freskohet kombëtarja jonë me disa hendbolliste të reja dhe disa që nuk e meritojnë, të mos ftohen më?

Këtë më së miri e di selektori Agron Shabani!

Megjithatë, Shabani duhet të mendojë për një freskim të kombëtares për faktin se disa lojtare aty (3-4 prej tyre nuk e meritojnë ftesën) nuk kanë më çfarë i japin Kombëtares dhe pothuajse janë të harxhuara dhe nuk është nevoja që të ftohen më. 

Sigurisht se Shabani do të analizojë tërë rrjedhjen pas ndeshjes në Prishtinë dhe do të ndërmarrë veprimet e nevojshme konform situatës, ndryshe duhet të kërkojë llogari nga vetja!

Po ashtu të kërkojë edhe ndryshim në shtabin teknik, të kërkojë që të përforcohet me kuadro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat