Vushtrria shkëputet në pozitën e tretë

Hendboll

Vushtrria shkëputet në pozitën e tretë

Më: 7 prill 2023 Në ora: 12:24
Vushtrria

Vushtrria ka fituar përballjen me Kastriotin dhe është shkëputur në vendin e tretë në Superligën A.

Tani i ka 25 pikë, dy më shumë se Prishtina e Rahoveci.

Kastrioti mbetet i gjashti me 19 pikë.

Kastrioti e Vushtrria luajtën të enjten mbrëma në Shtime, kurse vushtrriasit fituan me rezultar 32:27.

Më efikasi te Vushtrria ishte Nemanja Drakuloviq me 9 gola. 8 i kishte Bozhidar Nikoçeviq.

Te Kastrioti me 11 gola u dallua Festim Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat