Besa Famgas fiton derbin në kryeqytet

Hendboll

Besa Famgas fiton derbin në kryeqytet

Më: 7 prill 2023 Në ora: 12:27
Prçe

Besa Famgas është kthyer te fitorja në Superligën A të Kosovës në hendboll.

Të enjten në kryeqytet, Besa e mposhti Prishtinën me rezultat 44:38.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 25-të të kampionatit të Kosovës.

Në pjesën e parë në epërsi më shumë ishte skuadra vendase, që u shkëput deri në tri gola.

Por Besa barazonte vazhdimisht dhe po ashtu ishte në epërsi të lehtë.

Me të nisur pjesa e dytë Besa Famgas nisi shkëputjen. Prishtina më së shumti ia doli të afrohet në dy gola.

Arbios Mushkolaj i shënoi 11 gola për Besën, ndërsa nga shtatë i shënuan Jon Muqolli e Jon Vokshi.

Te Prishtina u shquan me efikasitet Vlerson

Zherka e Rron Ramadani me nga tetë gola.

Me fitore, Besa forcohet në vendin e parë. Prishtina ka bërë hap të gabuar në garën për plejof.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat