FHK: Vajzave tona u duhet përkrahja nga tribunat 

Hendboll

FHK: Vajzave tona u duhet përkrahja nga tribunat 

Nga: K.G.. Më: 7 prill 2023 Në ora: 13:42
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës po përgatitet për sfidën e kthimit të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll.

Ndeshjen e parë e humbën me rezultat të thellë 36:22 nga Polonia.

Federata e Hendbollit e Kosovës përmes një postimit thotë se nga përballjet me gjigantët mësojnë!

Edhe sa përballje duhet që të mësojnë?  

“Mësojmë nga përballjet me gjigantët evropianë, edhe kur rezultati nuk është ai i synuari. 

Jemi në ngritje të vazhdueshme dhe paraqitja në fazën e fundit kualifikuese për Botëror është dëshmi.

I kthehemi ndeshjes së dytë me Poloninë, që e luajmë të mërkurën mbrëma në Prishtinë. 

Vajzave tona u duhet përkrahja nga tribunat.

Çmojmë kontributin dhe angazhimin e tyre për fanellën, ngjyrat e shteti”, thuhet në njoftimin e FHK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat