Anëtari i bordit të FHK-së: Dyshojmë për ndeshje të kurdisur 

Hendboll

Anëtari i bordit të FHK-së: Dyshojmë për ndeshje të kurdisur 

Nga: K. Goca Më: 11 prill 2023 Në ora: 17:11
Topi i hendbollit

Jo vetëm në futboll por edhe në sporte me dorë ka raste që kurdisen ndeshjet në shtetet e ndryshme të botës, po ashtu përflitet edhe në Kosovë.

Po flitet e përflitet se në hendboll ka kurdisje të rezultateve. 

Nëse vërtet ka kurdisje të rezultateve, ky është turpi më i madh. 

“Dyshojmë për ndeshje të kurdisur. 

Këtë çështje do të ngriti në bord”, tha në kushte anonime anëtari i bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës.  

Komesari i garave i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Isak Osmani, urgjentisht duhet të analizojë se për cilën ndeshje po dyshohet për kurdisje! 

Nëse del e vërtetë, dy apo edhe katër klube automatikisht të përjashtohen nga elita dhe zyrtarët e klubeve të ndiqen penalisht për këtë fenomen të turpshëm. 

Mos të tolerohet në asnjë mënyrë aktet e turpshme ose të shpallet kampionati i pavlefshëm! 

Po flitet për dy ndeshje të kurdisura një të meshkujt dhe një të femrat, është fjala për javët e fundit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat