Isak Osmani, mobilizo organet kompetente! Java e 16-të është e veçantë

Hendboll

Isak Osmani, mobilizo organet kompetente! Java e 16-të është e veçantë

Nga: K. Goca Më: 11 prill 2023 Në ora: 17:50
Isak Osmani

Komesari i Garave i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Isak Osmani, të kërkojë mbledhje urgjente dhe të mobilizojë organet kompetente për javën e 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). 

Po ashtu edhe për javën e 17-të dhe të 18-të, që ndeshjet të shkojnë me rrjedhën normale dhe të luftohen dukuritë e këqija.

E para, të angazhojë superkontroll për ndeshje të veçanta. 

E dyta, të kërkojë mobilizim të përgjithshëm dhe aty ku dyshon për ndonjë kurdisje, të ndërmerr masa të ashpra dhe të përjashtojë edhe klubet nga liga që dyshohet për kalkulime, të ndjek penalisht edhe autorë të kalkulimeve të ndeshjeve.

E treta, të gjithë e dijnë nivelit e secilit ekip.

E katërta, çdo ndeshje të jetë nën vëzhgim dhe të angazhohen organet kompetente në secilën ndeshje. 

Të ruhet pastërtia e ligës dhe mos të ketë mëshirë për ata që dyshohet që kalkulojnë ndeshje.

Të tillët nuk i duhen hendbollit dhe sportit në përgjithësi, ata janë turpi dhe armiqtë më të mëdhenj të sporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat