Berisha e këshillon Agron Shabanin: Kështu duhet të veprosh me Poloninë 

Hendboll

Berisha e këshillon Agron Shabanin: Kështu duhet të veprosh me Poloninë 

Nga: K. Goca Më: 11 prill 2023 Në ora: 19:54
Dervish Berisha

Dervish Berisha, ish hendbollist i mirënjohur, ka vërejtje dhe kritika për kombëtaren e Kosovës, para ndeshjes me Poloninë, e cila do të luhet nesër në orën 20.15 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Ndeshjen e parë e ka fituar me rezultat 36:22 ndaj Kosovës, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.   
Berisha e këshillon selektorin Agron Shabani, se si duhet të veprojë dhe po ashtu ka një këshillë edhe për vashat tona.

“Kjo ndeshje ka vlerë të madhe për Kosovën, andaj edhe pse është rezultati i thellë i takimit të parë, besoj qe me angazhim te të gjithave e me një moral të lart sportiv çdo gjë arrihet.

Tek ne çka është më e keqja, i mbi vlerësojmë kundërshtaret, që është gabimi më i madh dhe kjo dukuri po ndodh vite me radhë, pra po i humbin ndeshjet para se me luajt sepse aq shumë po i vlerësojnë, që po thuhet disa herë në gazeta (superfuqi Botërore). 

Është gabimi më i madh sepse vetëm në armatim e forca ushtarake përdoret ky term sepse në sport nuk ekziston sepse loja luhet me 7 lojtare si ju si kundërshtari e me një top të njëjtë. A

Andaj shumë mirë e keni pa Kampionatin Botëror të futbollit, ku Arabia Saudite e mundi Argjentinën që askush se ka besu sepse sporti është sport, do angazhim, moral të lart sportiv, përgatitje fizike, teknike –taktike, psikike me kuptu që hendboll po luani. 

Nuk ka ekip që nuk humb e këtë herë besojmë në forcat e kombëtares tona që do ta përmbysin rezultatin. 

Selektori të bëj disa ndërrime taktike gjatë ndeshjes që ta dekoncentron kundërshtarin”, thotë Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat