Dervish mos kritiko shumë, se po bëhesh selektor!

Hendboll

Dervish mos kritiko shumë, se po bëhesh selektor!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 11 prill 2023 Në ora: 20:18
Dervish Berisha

Dervish Berisha është prej kritikëve më të mëdhenj të hendbollit qoftë të femrat qoftë të meshkujt.

Ish hendbollisti i mirënjohur, Berisha, i vajton zemra për fitore të kombëtares së Kosovës.

Ai sa herë që pëson humbje Kosova, ndihet keq dhe shprehet kritikë, duke kërkuar botërisht që të luftohet me mish e më shpirt.

Dervish mos kritiko shumë, se po bëhesh selektor sepse ata që kritikojnë shumë mund të fitojnë ndonjë post, jo si dhuratë por si test provues.

Çka do të thotë, mund ta keni rastin edhe ju dhe ta provosh edhe episodin e ndeshjeve si selektor i të ardhmes, për të bindur veten se ke apo jo të drejtë në qasjen kritike.

Është interesant se edhe disa që kanë kritikuar ashpër, sot kanë pozita në hendboll dhe më sikur nuk janë ata kritikët e dikurshëm, kur rezultatet janë njësoj, pak më mirë apo edhe më keq.

Kritikët që sot disa janë në poste, i kanë futur veshët në lesh, ndërsa një kohë gati sa e fillonin edhe luftën me federatë.

Me kritika të tilla, nuk është larg mendsh Dervisha Berisha që një ditë të emërohet selektor, mbase edhe duhet t’i jepet rasti për faktin se mund të sjell edhe qasje më ndryshe, mund të rrisë edhe nivelin e lojës kur kihet parasysh përvoja e tij e madhe.

Këtu në Kosovë pothuajse po bëhet një lloj modeli, kush kritikon, e marrin afër vetes, a mos vallë do të jetë kështu edhe me Berishën!

Kritikat janë edhe të mirëseardhura sepse e përmirësojnë edhe nivelin e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat