Kosova mobilizohet kundër Polonisë 

Hendboll

Kosova mobilizohet kundër Polonisë 

Nga: K. Goca Më: 12 prill 2023 Në ora: 15:06
Kosova

Kombëtarja e Kosovës është gati për sfidën e sotme me Poloninë, në kuadër të ndeshjes së kthimit të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Vashat tona janë të përgatitura maksimalisht, të mobilizuara dhe premtojnë paraqitje sa më të mirë.

Selektori Agron Shabani është orvatur maksimalisht që të përgatis sa më mirë ekipin për sfidën e kthimit, me synime që t’i kënaqin me lojë e rezultat të pranishmit në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. 

Ndeshja luhet sonte (20.15).

Ballafaqimi i parë ka përfunduar me rezultat 36:22 në të mirë të polakeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat