Polonia eliminon Kosovën 

Hendboll

Polonia eliminon Kosovën 

Nga: K. Goca Më: 12 prill 2023 Në ora: 21:50
Polonia

Polonia kualifikohet në Kampionatin Botëror në hendboll.

Vashat polake shënuan fitore me rezultat 32:20 (17:12) ndaj kombëtares së Kosovës.

Dardanet eliminohen nga kjo garë, pasi që edhe takimin e parë e humbën me rezultat të thellë 36:22 nga polaket.

Vashat tona eliminohen me rezultat të përgjithshëm 68:42.  

Rreth 1.000 shikues ishin të pranishëm në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Është interesant se mbi 150 shikues ishin nga Polonia, të cilët kanë ardhur me tre autobusë në përkrahje të kombëtares së tyre.

Vashat tona u angazhuan aq sa mundën por nuk patën forcë që të arrijnë ndonjë rezultat të mirë ndaj Polonisë që ka ekip shumë më të mirë.

Polaket e filluan furishëm ballafaqimin, duke udhëhequr me rezultat 0:5, 1:6, 2:8. 

Me kalimin e minutave vashat tona arritën të ngushtojnë rezultatin në 8:11, duke përfunduar pjesa e parë me 12:17 në favor të Polonisë.

Polaket edhe në pjesën e dytë e nisën furishëm duke u shkëputur në epërsi me 7 gola (13:20) në minutën e 38-të.

Polaket triumfon me 12 gola dallim (32:20) ndaj vashave tona.

Leonora Demaj është më efikasja me 6 gola, e ndihmuar nga Marigona Hajdari me 6 e Mirekla Gjikokaj me 4, ndërsa të polaket më efikasja është Dagmara Nocun me 7 gola, e ndihmuar nga Monika Kobylinska me 7.

Kosova – Polonia 20:32 

Qendra e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Shikues: 1.000.
Kosova: Kelmendi, Demaj 7, Gjikokaj 4, Aliu 1, Marku 1, M. Hajdari 5, Ujkiq 1, E. Mulaj, M. Mulaj, Mehmeti, Shatri, A. Hajdari, Milatoviq, Rugova, Kafexholli e Ahmetxhekaj.  
Polonia: Placzek, Kobylinska 7, Nocun 7, Kochaniak-Sala 3, Zimny 2, Olek 2, Balsam 1, Gorna 2, Rosiak 4, Galinska, Tomezyk 1, Noga, Nosek, Michalak 3, Jurenczyk dhe Zima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat