FHK: Përfundon rrugëtimi ynë në kualifikimet për Botërorin 2023

Hendboll

FHK: Përfundon rrugëtimi ynë në kualifikimet për Botërorin 2023

Më: 12 prill 2023 Në ora: 23:09
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës është eliminuar nga Polonia, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll.

Vashat tona mposhten sonte edhe në Prishtinë me rezultat 32:20, ndërsa sfidën e parë e patën humbur me 36:22 nga polaket.

“Përfundon rrugëtimi ynë në kualifikimet për Botërorin 2023.

Eliminuam Ishujt Faroe, ndërsa mësuam shumë nga dy ndeshjet e forta me Poloninë, që kualifikohet në Botëror.

Shikojmë para me optimizëm drejt kualifikimeve të ardhshme që janë për Evropian.

Shpresojmë që përkrahja e tifozëve ndaj vajzave të jetë më e madhe në ndeshjet e ardhshme”, thuhet nga Federata e Hendbollit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat