Agron Shabani: Kemi bërë hap para

Hendboll

Agron Shabani: Kemi bërë hap para

Më: 12 prill 2023 Në ora: 23:59
Kosova

Selektori i Kosovës, Agron Shabani, ka vlerësuar rritjen e Kombëtares, pas ndeshjes së dytë me Poloninë.

Kombëtarja nuk u kualifikua në Botëror, por i pret me optimizëm kualifikimet për Evropian.

“Kemi pasur përballë një kombëtare të nivelit të lartë evropian.

Kualiteti ishte shumë më i lartë se i yni, jemi angazhuar maksimalisht por nuk e përballuam nivelin e kundërshtarit.

Do të mundohemi tash për Evropian që të mobilizohemi maksimalisht dhe të japim më të mirën.

Kemi bërë një hap të madh para, kemi ardhur deri në këtë lojë dhe do të mundohemi të bëjmë edhe më mirë se që kemi bërë deri tash”, ka theksuar Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat