Ndeshje e rëndësishme në Rahovec

Hendboll

Ndeshje e rëndësishme në Rahovec

Më: 14 prill 2023 Në ora: 13:43
Pamje nga një ndeshje

Rahoveci – Vushtrria vlerësohet kryendeshja e xhiros së 27-të në Superligën A të Kosovës në hendboll.

Kjo ndeshje luhet të dielën nga ora 20:30 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

Dy xhiro para fundit të Superligës A, Rahoveci e Vushtrria janë në garë për pozitën e tretë.

Pas xhiros së 26-të, e treta është Vushtrria me 27 pikë. Rahoveci e mban vendin e katërt me 25 pikë. Pritet ndeshje e fortë dhe interesante deri në fund.

Dy ndeshjet tjera të xhiros së 27-të janë të shtunën.

Nga ora 19:00, Kastrioti e pret Besa Famgasin.

Besa udhëheq me 46 pikë dhe shumë më herët e ka siguruar vendin e parë për plejof.

Ndërkohë Kastrioti është i gjashti me 19 pikë, pa gjasa për të arritur në zonën e plejofit. Skuadra pejane është favorite.

Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë nga ora 20:30 takohen Trepça e Prishtina, që kanë zhvilluar ndeshje të forta gjatë këtij kampionate. Një tjetër ndeshje e fortë pritet të shtunën mbrëma.

Trepça është e dyta me 32 pikë dhe prej kësaj pozite do të startojë në plejof. Ndërkohë Prishtina është e pesta me 23 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat