Ferizaj e fiton derbin e qytetit

Hendboll

Ferizaj e fiton derbin e qytetit

Më: 15 prill 2023 Në ora: 22:56
Pamje nga ndeshje Ferizaj - Kastrioti

Hendbollistet e Ferizajt e kanë fituar derbin e qytetit ndaj Kastriotit.

Të shtunën në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll, Ferizaj fitoi me rezultat 29:21.

Skuadra e Ferizajt ishte në epërsi nga fillimi, ndërsa Kastrioti barazoi 7:7 në minutën e 16-të.

Por sërish hendbollistet e Ferizajt u shkëputën për të fituar në fund me tetë gola dallim.

Shkurte Mehmeti i shënoi dhjetë gola, ndërsa tetë i shtoi Meri Koneski te Ferizaj.

Puhiza Gashi, Lorena Matarova e Luljeta Sopjani i shënuan nga pesë gola për Kastriotin.

Me fitore, Ferizaj ka kaluar në pozitën e dytë me 25 pikë. Kastrioti është i katërti me 21 pikë.
Të shtunën u zhvilluan edhe tri ndeshje tjera të xhiros së 16-të.

Samadrexha fitoi në kryeqytet ndaj Prishtinës me rezultat 25:20.

Istogu vazhdoi me fitore. E mposhti në udhëtim Dukagjinin me rezultat bindës (62:29).

Vëllaznimi fitoi në Gjakovë ndaj skuadrës Jusuf Gërvalla me rezultat 27:24.

Të dielën është ndeshja Shqiponja – Vushtrria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat