A ka parregullsi java e 16-të në Superligën e Kosovës?

Hendboll

A ka parregullsi java e 16-të në Superligën e Kosovës?

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 prill 2023 Në ora: 16:22
Topi i hendbollit

Të hetohet java e 16-të e Superligës së Kosovës (femrat) në hendboll!

Java e 16-të të hetohet dhe të kërkohet ndihmë edhe nga dora e shtetit, të përdoren të gjitha mekanizmat, të thellohen hetimet!

Mos të lejohet kjo punë të mbyllet vetëm me një mbledhje të Komesarit të Garave të FHK-së, Isak Osmani. 

Të kërkohet edhe mekanizma tjerë, të hetohet në detaje java e 16-të, hetimet të thellohen nga shteti! Le të zgjatë muaj prill, maj, qershor, korrik, gusht por një herë e përgjithmonë të pastrohet sporti i hendbollit!

Nëse java e 16-të del e pastër si loti, është lajm i mirë por nëse nuk del e pastër mos të ketë mëshirë për askënd që është i përfshirë në parregullsi, dënimet të janë të rënda.

E dyta, Federata e Hendbollit e Kosovës, mos të lejojë njerëz që njihen për skandale, as të jenë pjesë e referimit dhe as delegat të ndeshjeve.

Të kërkohet për secilin pastërtia mbi të gjitha, para se t’i futet referimit apo të jetë pjesë si delegat apo edhe pjesë e bordit të FHK-së. 

Hendbolli e ka rastin e fundit që të shpëtojë, që të mbijetojë, po e shohin të gjithë krizën e thellë. Hendbolli luhet për shikues dhe jo për individ!

Të pastrohen! Federata të ndërmerr të gjitha veprimet e fuqishme, sepse nuk i duhen pjesë e hendbollit individ që janë më shumë për të përfituar dhe për të shkatërruar këtë sport. Federata të zgjohet nga gjumi ose të ndalon të gjitha garat, derisa nuk pastrohet ky sport.

Nuk është panoramë e mirë, që shumica e ndeshjeve zhvillohen me palestra të boshatisura sepse edhe opinioni më ka humb durimin.

Çka po doni fakt me të mirë se aq poshtë ka rënë autoriteti i hendbollit, sa prej ligjit për sponsorizim nuk ka marrë më shumë se 204 mijë euro për një vit a volejbolli ka marrë 480 mijë euro ose basketbolli mbi 3 milionë euro.

Kjo është dëshmia se ku është thelluar hendbolli. Mos duroni njerëz të skandaleve, profiter, pastroheni një herë e përgjithmonë sepse hendbolli ka traditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat