Vushtrria fiton në Rahovec dhe siguron pozitën e tretë

Hendboll

Vushtrria fiton në Rahovec dhe siguron pozitën e tretë

Më: 16 prill 2023 Në ora: 23:09
Pamje nga ndeshja

Vushtrria e ka siguruar pozitën e tretë për plejofin në Superligën e Kosovës në hendboll.

Të dielën mbrëma, Vushtrria fitoi derbin e xhiros së 27-të ( të parafundit) në Superligën A.

E mposhti Rahovecin në palestrën “Mizahir Isma” me rezultat 31:27.

Vushtrria është e treta me 29 pikë dhe në gjysmëfinale të plejofit do të luaj me Trepçën e vendit të dytë.

Rahoveci mbetet i katërti me 25 pikë, sa i ka edhe Prishtina në vendin e pestë.

Pozita e katërt do të caktohet në xhiron e fundit.

Në fillim të ndeshjes Rahoveci ishte në epërsi prej një goli, ndërsa Vushtrria barazonte.

Më pas Vushtrria u shkëput në 9:6, por Rahoveci barazoi 9:9.

Prapë Vushtrria ishte para në rezultat dhe në pushim shkoi me epërsi.

Në minutën e 37-të mysafirët u shkëputën në 23:17.

Rahoveci u afrua në 24:23 (47’), por Vushtrria bëri shkëputje të re me 29:25. Dhe e mbajti më pas epërsinë deri në fund.

Halim Miftari u dallua me 9 gola te Vushtrria, ndërsa shatë i shënoi Bozhidar Nikoçeviq.

Nga pesë gola i shënuan Felippe Teixeira dhe Nemanja Drakuloviq.

Nga pesë gola për Rahovecin i shënuan Marley Wallace, Adonit Isufi e Matheus Henrique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat