Ulpiana, kampione në Ligën e Parë

Hendboll

Ulpiana, kampione në Ligën e Parë

Më: 18 prill 2023 Në ora: 12:17
Ulpiana

Me fitoren në Gjilan ndaj Dritës, KHF Ulpiana ka kompletuar një edicion shumë të suksesshëm.

Skuadra nga Lipjani ka fituar të gjitha 16 ndeshjet kampionale dhe ka fituar titullin e kampionit në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll.

Në edicionin e ardhshëm garues, Ulpiana do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës.

Të dielën, Ulpiana fitoi në Gjilan ndaj Dritës me rezultat 35:28.

Alketa Baftijari i realizoi 12 gola, ndërsa tetë i kishte Ermira Krasniqi.

Ulpiana kthehet në Superligë pas një viti mungesë, por këtë herë me synime më të mëdha.

Në Ligën e Parë ka lënë prapa KEK-un, Vjosën, Dritën, Trepçën, Prizrenin, Deçanin, CLICK-un dhe Llapushën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat