Mediumi maqedon mburret me lojtaret maqedonase që luajnë në Kosovë 

Hendboll

Mediumi maqedon mburret me lojtaret maqedonase që luajnë në Kosovë 

Nga: K. G. Më: 18 prill 2023 Në ora: 15:29
Meri Giçeva

Ish - reprezentuesja e Maqedonisë së Veriut, Meri Giçeva, edhe pse është 38-vjeçare, vazhdon me formën e madhe të saj.

“Lojtarja nga Prilepi, në pjesën e dytë të sezonit u transferua nga Gjevgjelia te Ferizaj, duke e ndihmuar me tetë gola ekipin drejt fitores në derbin e qytetit ndaj Kastriotit.

Ferizaj e mposhti rivalin e qytetit me rezultat 29:21, pra më lehtë se sa pritej dhe bëri një hap të madh në tabelë.

Në skuadrën ferizajase paraqitet edhe ish-portierja i SC Metal GP, Veselinka Trenoska, e cila është edhe njëra ndër lojtaret kryesore në Superligën e Kosovës.

Skuadra e Ferizajt ka 25 pikë, po aq pikë ka edhe Vushtrria, ndërsa lideri aktual Istogu ka 32 sosh”, ka shkruar mes të tjera mediumi maaqedon “24rakomet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat