Prishtina synon fitore ndaj Kastriotit të lodhur nga problemet

Hendboll

Prishtina synon fitore ndaj Kastriotit të lodhur nga problemet

Nga: K.G.. Më: 20 prill 2023 Në ora: 14:28

Prishtina është e përgatitur maksimalisht dhe synon fitore ndaj Kastriotit të Ferizajt, në kuadër të javës së fundit të rregullt të Kampionatit të Kosovës.

Kastrioti është i lodhur me problemet e fundit, veçmas me të palestrës së sportit “Bill Clinton” në Ferizaj. 

“Të shtunën, me fillim nga ora 18:30, në kryeqytet zhvillojmë ndeshjen kryesore të sezonit së rregullt në përballje me skuadrën nga Ferizaj, KH Kastrioti.

Pas një sezoni të vështirë me shumë lëndime, si asnjëherë më parë, të shtunën na duhet përkrahje maksimale që të arrijmë qëllimin e parë drejt titullit kampion - kualifikimin në play-off të Superligës”, njofton KH Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat